Zgjedhjet u mbajtën, "Çka tash?" (foto)
Lokale

Zgjedhjet u mbajtën, "Çka tash?" (foto)

30.Oct.2014 22:09
0
Në sallën e konferencave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Bujanoc u mbajt tryeza me të rinjtë "Çka tash?", pas përfundimit të procesit zgjedhor për Këshill Kombëtar Shqiptar (KKSH), organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR)

Në këtë tryezë me të rinj, nga fusha profesionale, në të cilat ka kompetencë KKSH, mes tjerash u tha se subjektet pjesëmarrëse në këto zgjedhje, më pak premtuan e më shumë u sulmuan mes vete.

Edhe ato pak premtime, pjesëmarrësit në tryezë thanë se nuk do të realizohen.

Nagip Taipi, si pjesëmarrës i drejtpërdrejt në zgjedhje, nuk beson se do arrihet ndonjë rezultat i madh nga ato që janë premtuar.

“Mendojmë që problemi i arsimit nuk është vetëm mungesa e librave. Duhet që arsimi të stimulohet për të qenë më produktiv. Duke e pas parasysh që niveli i njohurive të nxënësve që tek ne kryejnë shkollat e mesme dhe drejtohen në fakultete, është shumë ma i ulët me krahasu me vendet e tjera të Kosovës ose Shqipërisë”, u shpreh Taipi. 

Enkel Rexhepi, si mësimdhënës tha se për punën e arsimit edhe është arrit të bëhet diçka, sidomos me librat shqip.

Ajo që bie në sy, sipas Yllten Hasanit është se të gjitha partitë primare kishin arritjen tek Komisioni për zgjedhjen e drejtorëve, për shkak mundësisë për punësimin e militantëve dhe familjarëve nëpër shkolla si mësimdhënës.

Panelisti Visar Nazifi e vlerësoi pozitive fillimin e sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore, mirëpo theksoi se është dashtë edhe duhet të luftohet edhe për sigurimin e librave për shkollat e mesme. 

Pjesëmarrësit në tryezë nga fusha e kulturës vlerësuan se gjatë mandatit të parë kanë pasur bashkëpunim me KKSH-në.

Fitore Fejzullahu, përveç elaborimit rreth projekteve të realizuara, tha se në të ardhmen do të kishte qenë mirë hapja e një galerie ku artistët do kishin mundësin e ekspozimit të punimeve të tyre, poashtu një muze me punime tradicionale të vendit tonë.

Premtimet gjatë fushatës ishin krijimi i grupit teatral, një ansambël të përbashkët, për të cilën të pranishmit shfaqën pesimizëm që do mundet të realizohet.

Panelistët drejtuan kritika në fushën e informimit, kompetencë e KKSH-së. Pas shumë debateve mes të rinjve,  u pajtuan me mendimin e Valon Arifit, se informimi është problem përveç se rajonal ndoshta edhe botërorë, pasi ndikohet politikisht nga partitë dhe pushtetet tek ne.

Ndërsa zbatimit i gjuhës shqipe në institucione lokale të Luginës është i mangët, me ç’rast barrën rreth zbatimit të kësaj të drejte të siguruar me ligj e  mbart sa KKSH aq edhe institucionet lokale.

“Përdorimi i gjuhës nëpër të gjithë institucionet është shumë i mangët edhe për këtë kanë faj edhe pushtetet lokale që edhe pse shumica e banorëve janë shqiptarë, gjuha shqipe nuk përdoret në institucione”, tha Enkel Rexhepi.

Gjatë diskutimeve, Yllten Hasani tha se Jonuz Musliu është vetë sinonim i Flamurit, dhe se çështja e flamurit nuk do mundet me u zgjidhë as nga Këshilli Kombëtar, pasi sipas tij është e ndaluar me Kushtetutë dhe ligje të Serbisë.

Ideatori i logos zyrtare të KKSH-së, Llukman Rrustemi, edhe pse është kundër ndryshimit të logos së këtij organi, tha se inatet politike mund të shkojë aq larg sa që ky simbol i deritanishëm nga përbërja e ardhshme edhe të ndryshohet.

Në fund panelistët e tryezës “Çka tash?” dhanë parashikimet se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i KKSH.

Enkel Rexhepi u shpreh se sipas pikës 4 të marrëveshjes PDSH-LPD-PD-BDL-RD, kryetar i ardhshëm do të jetë Jonuz Musliu./Titulli.com/

Musliu: Nuk ka forcë që mund ta lëkund Konçulin (audio)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration